Formacioni zyrtar, Greqi-Shqipëri/ Pritshmëri të mëdha, Bullari dhe Broja nga minuta e parë

Shqipëria U-19 i nis sot eliminatoret e Europianit teksa ndeshjen e parë do ta luajë në orën 19:30 ndaj Greqisë. Një ndeshje që pritet me shumë interes nga ana e tifozëve shqiptarë. Kjo për vetë listën dhe elementet që kanë kuqezinjtë e Dedes në përbërje.

Tre lojtarë iu bashkuan nga U-21 për ta përforcuar më shumë dhe për ta dërguar më afër në misionin e kualifikimit. Trajneri i ka aktivizuar të gjithë këta futbollistë të ardhur nga Bushi. Formacioni zyrtar është bërë publik vetëm pak minuta më parë, atje ku Ndrecka, Bullari dhe Broja e nisin nga minuta e parë, pa harruar edhe Ernest Muçin. /Sport Ekspres/