Formacioni ndaj Fiorentinës, rikthim për Bakajokon dhe një risi për Milanin

Milani do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Fiorentinës në transfertë, një nga tre finalet e fundit drejt rrugës për në Champions League.

Pavarësisht se një javë më parë arriti një fitore ndaj Bolonjës, trajneri Gatuzo humbi shërbimet e dy lojtarëve mjaft të rëndësishëm në atë takim. Lukas Bilja dhe Lukas Paketa nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme në Firence.

I gjendur në këtë situatë, numrit një të stolit kuqezi i është dashur të ulë gjakrat në marrëdhënien e tensionuar që ka me Bakajokon, teksa francezi do të zbresë në fushë. Një emër tjetër që shqetësonte ishte dhe Çalhanoglu, i cili la ndeshjen me Bolonjan i dëmtuar.

Gjithsesi, duket se turku nuk ka probleme dhe do të jetë si titullar, së bashku me Kesin. Në sulm risia është Borini, i cili luan së bashku me Suson e Piatek. Ndërkohë, në mbrojtje ka një balotazh mes Musakios e Zapatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *