Formacioni më i mirë i javës së 11 në Superiore, dominon më tepër Partizani dhe Laçi

Java e 11 e Superiores është mbyllur me përballjen e djeshme mes Vllaznia-Bylis, që përfundoi në shifrat 0-1. Një ndeshje që dhuroi gjithçka në fushë, për ta nisur që nga tensionet për golin e vetëm dhe të rregullt nga Janku.

Sa i përket formacionit më të mirë që kemi zgjedhur për javën që lamë pas, ka një dominim të Laçit dhe Partizanit me tre lojtarë. Por sigurisht që te kurbinasit mund të jenë më shumë entuziazist pasi kur portieri shpallet si një nga më të mirët, gjithmonë ka vend për alarm. Me dy lojtarë paraqitet edhe Bylisi këtë herë, me Mëllgjuan dhe Jankun që ndodhen në formacionin e javës. Hoxha mbron i vetëm nderin e Teutës, ashtu si edhe Vangjeli nga krahu i djathtë për Tiranën. Ndërsa “bishës” Nabueze, i bashkohet këtë herë edhe Mirlind Daku. /Sport Ekspres/

Formacioni i javës 

Hoxha

Trashi-Hoxha-Janku-Vangjeli

Xhixha-Lushkja-Mëllugja-Çinari

Daku-Nabueze