Formacioni: Laçi përballë Moldes, Prenga e bën ekipin “bunker”

Laçi do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë të Europa Leagues. Skuadra laçiane do të përballet prej orës 19:00 me ekipin e Moldes në Norvegji. Kurbinasit do të synojnë të bëjnë surprizën ashtu si ndaj ekipit qipriotëve të Anorthososit. E njëjta skemë, pasi dhe në turin e parë ekipi i Besnik Prengës e luajti ndeshjen e parë jashtë fushe.

Numri një i stolit ka përzgjedhur dhe formacionin që do të hedhë nga minuta e parë e ndeshjes. Prenga ka vendosur që kurbinasit të bëhen “bunker”, pasi nuk kanë mundësi të tjera përballë ekipit të Moldes. Vendasit janë dukshëm favoritë, prandaj Laçi i ka idetë e qarta: fal territor, mbrohu mirë dhe tento të kafshosh nga goditjet standarte dhe në kundërsulm!

Prenga do të rreshtojë ekipin me një skemë 5-3-1-1. “Autobusi” i kurbinasve do të nisë me Selmanin në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Shtubina, Gjoni, Radas, Hoxhallari dhe Sefgjini. Mesfusha do t’u besohet Lushkjes, Ellerit dhe Jonuzit, ndërsa përpara do të jenë Uzuni dhe Kendesh.

Formacioni i mundshëm i Laçit: Selmani; Shtubina, Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *