VIDEO | Shqipëria e pafat, Turqia na mposht sërish

Shqipëria U-21 ka nisur fazën e ndëshjeve kualfikuese me humbje, pasi është mposhtur 1-2 nga Turqia në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Bushit bënë një ndeshje të shkëlqyer, por u ndëshkuan në dy momente shpërqendrimi. Fillimisht, sulmuesi turk Jëllmaz shënon me një goditje me kokë në minutën e 10’ të takimit, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtësve kuqezi.

Megjithatë, Shpresat vazhduan të bënin lojën e tyre dhe të rrezikonin shpeshherë portën e kundërshtarit. Tentativat u shpërblyen, pasi në minutën e 21’, Tafa barazon gjithçka. Një krosim nga Kallaku shfrytëzohet mjaft mirë nga qendërmbrojtësi, i cili shënon me kokë nga një distancë e afërt.

Pjesa e parë foli vetëm për kuqezinjtë tanë, që vazhduan ritmin edhe në fillimin e pjesës së dytë. Raste nuk munguan, por nuk arritën të konkretizonin me gol. Me kalimin e minutave, Turqia mori në kontroll lojën dhe arriti të shënojë sërish, me anë të kapitenit Ozçan në minutën e 78’. Deri në fund të takimit, kuqezinjtë e Alban Bushit u munduan të shmangnin humbjen, por Turqia u mbrojt mirë dhe mori një fitore të vyer.

Kualifikuese “Euro2020”, 23 mars 2019
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Shqipëri U21 – Turqi U21   1-2
Shënues: Tafa 21′ / Jëksell 10′, Ozçan 78′

Shqipëria: Dajsinani, Kryeziu, Maloku, Tafa, Kallaku (Zeka 84’), Imeri (Shefiti 76’), Vrioni, Muçolli (Selahi 76’), Shehu, Mala (Sahiti 66’), Bajrami Trajner: Alban Bushi

Turqia: Baindir, Dursun, Turkmen, Muldur, Çiftçi (Oktai 46’), San, Jëksell (Kiprit 82’), Ozçan, Sanglam, Çanbaz (Odemir 82’), Sinik (Ulgun 90’) Trajner: Vedat Inçefe

Kartonë të verdhë: Maloku 29’, Bajrami 54’, Tafa 63’, Shehu 69’, Zeka 90’, Kryeziu 90+3’ / Ozçan 75’, Sari 87’, Kiprit 90+3’

Karton i kuq: Kiprit 90+5’

EPISODET

90′ Mbyllet takimi, Turqia fiton 1-2.

78’ Gol Turqia, shënon kapiteni Ozcan. Numri 10 i miqve bën gjithçka mirë brenda zonës dhe ndëshkon portierin Dajsinani me një gjuajtje të hidhur

21’ Goooooool Shqipëria. Kallaku ekzekuton shumë mirë një goditje nga këndi dhe harkimi i tij gjen mbrojtësin Tafa të lirë në shtyllën e dytë, i cili me portën e boshatisur shënon golin e barazimit

10’ Gol Turqia. Një goditje dënimi shfrytëzohet mjaft mirë nga turqit, që shnëojnë me një goditje me kokë

1′ Nis takimi ne “Elbasan Arena”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online