Formacioni i mundshëm/ Fitoren nuk e do vetëm Shqipëria, Turqia “kërcënon” me dy sulmues

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Kjo do të jetë një ndeshje ku kuqezinjtë janë të dënuar për fitore. Megjithatë, nuk është vetëm Kombëtarja jonë ajo që do të kërkojë fitoren në këtë përballje.

Në mbështetjen e zjarrtë të publikut, Turqia do të kërkojë që të mbyll sa më herët llogaritë e grupit, për të siguruar kualifikimin më tej. Sa i përket formacionit të mundshëm nga mediat turke, ka vetëm një dyshim nga trajneri Gunesh.

Bëhet fjalë për krahun e majtë të mbrojtjes, që për momentin sheh si favorit një improvizim te Çaglar Soyuncu. Sa i përket sulmit, nuk do të ketë asnjë dyshim të vetëm ku në vijën e parë janë Tosun dhe Yilmaz. Por i gjithë problemi do të jetë për Shqipërinë te dyshja e pazëvendësueshme e qendrës së mbrojtjes, Demira-Ayhan, që ka futur më pak ujë dhe se vetë Franca, duke pësuar 2 gola në të gjitha këto takimet. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm i Turqisë

Mert

Zeki Çelik- Merih Demiral- Kaan Ayhan- Çaglar Soyuncu

Yusuf Yazici-Emre-Irfan Kahveci-Calhanoglu

Tosun-Yilmaz