Formacioni i Kombëtares në bazë të formës, mesfusha është “kafshë” me 3 gladiatorët

Shqipëria do të ketë përballjen e parë të shtatorit ndaj Francës për kualifikueset e Europianit. Fatmirësisht për kuqezinjtë do të ketë mungesa nga kundërshtari, që luan pa shumë prej yjeve të tij.

Por kjo nuk do të thotë shumë, pasi te kampionët e botës edhe me rezervat formohet një skuadër e frikshme. Trajneri Reja e ka nisur stërvitjen te “Tropikali” prej dy ditësh me lojtarët e thirrur në listë. Për të treguar një formacion të mundshëm saktësisht, do të duhet të presim edhe pak ditë, pasi edhe vetë tekniku italian ka dilemat e tij.

Por nëse flitet për një ide sesi Shqipëria mund të zbresë në fushë ndaj Francës me skemën 3-5-2, atëherë ka pak dyshime. Pika më e forta e kësaj Shqipërie do të jenë muskujt në mesfushë. Gjasula, Xhaka dhe Abrashi janë kopje identike të njëri-tjetrit.

Forcë, fizik, kilometra të shpenzuara dhe shumë energji premtohet për të thyer hovin e francezëve. Sa i përket sulmit, pritet e njëjta zgjidhje me Uzuni që shërben Balajn për të rrezikuar portën kundërshtare. Në aspektin e mbrojtjes pritet që t’i besohet Mavrajt, Gjimshitit dhe Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *