Formacioni i javës në Kroaci, shifrat që nderojnë Uzunin

0

Myrto Uzuni në mesjavë u ndëshkua me karton të kuq në çerekfinalen kundër Rijekës, por për të ka ardhur një vlerësim për takimin e kampionatit. Telesport.hr, referuar statistikave të regjistruara nga futbollistët javën e shkuar, e ka përfshirë beratasin në formacionin më të mirë.

Uzuni shënoi golin e vetëm të Lokomotivës në barazimin 1-1 ndaj Slaven Belupo, ndërkohë që në artikullin e bërë nga media kroate vihen në dukje shifrat e regjistruara nga 23-vjeçari.  “Katër goditje, dy brenda kuadratit dhe një gol i shënuar”, shkruhet në fillim të komentit për Uzunin.

Më tej thuhet se sulmuesi anësore nga 30 pasime, 24 i ka pasur të sakta. Duelet i ka me bilanc pozitiv, teksa ka fituar 5 nga nëntë. Uzuni, në katër herë që është futur në driblim, tre herë ia ka dalë me sukses. Në një rast ai ka provuar të rikuperojë një top me sparkatë, pa sukses. beratasi regjistron edhe tre topa të rikuperuar, dy prej tyre në gjysmëfushën kundërshtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.