Formacioni i Interit/ Gati për të luftuar Juventusin, zikaltrit trembin pas merkatos

0

Interi ndodhet në vendin e dytë në Serie A me vetëm 3 pikë më pak se kryesyesit e Juventusit. Zikaltrit duket se do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund për titullin, të cilin e kanë synim për këtë sezon. Afrimi i Contes në pankinë dhe blerjet gjatë verës e dëshmuan një gjë të tillë.

Ndërkohë edhe përforcimet e reja të janarit e tregojnë qartë se Interi kërkon t’i japë fund dominimit disa vjeçar të Juventusit në Itali. Eriksen, Young, Mosses janë emrat e njohur që së fundi i janë bashkuar zikaltërve, duke sjellë me vete eksperiencën dhe aftësitë e tyre. Conte pritet të hedhë në fushë në javët në vijim një formacion të frikshëm, që përbëhet nga moduli 3-4-1-3, shumë i ngjashëm me 3-5-2 e famshëm të trajnerit italian./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.