Formacioni i Francës/ Surpriza nga Deshamp, i përgjigjet Rejës me skemën që e dashuron

Shqipëria dhe Franca do të përballen me njëra-tjetrën në mbrëmjen e sotme në takimin që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. Kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin maksimumin ndaj kampionëve të botës, por forca e kundërshtarit është e një kalibri të lartë.

Gjithsesi një surprizë do të vijë nga skema e trajnerit Deshamp, që do të provojë të luajë në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe Reja e dashuron skemën e futbollit. 3-5-2 i famshëm që pëlqehet kaq shumë në Itali, mund të përdoret edhe nga trajneri i Francës.

Të paktën ky ishte formacioni që u përdor në stërvitjen e djeshme. Giroud do të ulet në stol, teksa Ben Yeeder dhe Mbapa i spostuar më tepër nga e majta do të jenë në majën e sulmit. Grizman do të jetë në mbështetje të tyre si një “9” false, ndërsa qendërmbrojtja do të jetë e përbërë nga Kimpembe, Varane dhe Lenglet. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm: Mandanda – Varane, Kimpembe, Lenglet – Dubois, Sissoko, Griezmann, Tolisso, Mendy – Ben Yedder, Mbappé