Formacioni i Evropianit, UEFA lë jashtë italianët

0

 

UEFA ka zbuluar 11 -shin më të mirë të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. 11 lojtarët më ndikues në ecurinë e skuadrave të tyre, duke u përzgjedhur bazuar te pozicionet e një formacioni 4-2-3-1, janë nga gjysmëfinalistet e turneut, përjashto Italinë. Kështu, lista përfshin dy lojtarë francezë, të cilët janë Antuan Grizman dhe Dimitri Paje. Kombëtarja e Gjermanisë përfaqësohet me tre lojtarë nga 11-shi: mbrojtësit Joshua Kimish e Zherom Boateng bashkë me mesfushorin Toni Kros. Formacioni i më të mirëve përfshin gjithashtu katër lojtarë të Portugalisë, kampiones së re të Evropës. Ata janë portieri Rui Patrisio, mbrojtësit Pepe e Rafaël Guerreiro dhe kapiteni Kristiano Ronaldo. Aron Ramsi dhe Xhoi Alen, të cilët nuk arritën të kalonin Portugalinë në gjysmëfinale me Uellsin, plotësojnë ekipin e më të mirëve. Kritikat nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale që UEFA ka marrë nga tifozët kanë të bëjnë me mospërfshirjen e asnjë mbrojtësi të kombëtares italiane.

 

11-shi më i mirë i turneut

4-2-3-1

Patrisio

Kimish Boateng Pepe Guerreiro

Alen Kros

Grizman Ramsi Paje

Ronaldo

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here