Formacioni i Dortmundit pa largime, 11-shja duket e frikshme

Borusia e Dortmundit njihet si një ndër klubet që ka rritur lojtarë të shumtë, të cilët sot luajnë për klubet më të mëdhenj të Europës. Verdhezinjtë vijojnë të jenë një “fabrikë” talentesh, duke i dhënë mundësi shumë të rinjve, shembull konkret këtë sezon është Xhejdon Sanço.

Gjithsesi, më poshtë iu kemi sjellë një formacion, i cili është formuar nga shumica dërrmuese, nga lojtarë, të cilët janë larguar tashmë nga Dortmundi. 11-shja duket e frikshme, teksa moduli që kemi zgjedhur është 3-5-2. Në portë është portier aktual, Roman Burki, ndërsa përpara tij rreshtohet në mbrojtje treshja, Sokratis, Humels, Subotiç.

Në mesin e fushës, Marko Rojs, është i vetmi i mbijetuar, teksa katër lojtarët e tjerë kanë zgjedhur të largohen. Ilkay Gyndogan dhe Mkitarjan plotësojnë qendrën e mesit të fushës së bashku me Rojs, ndërsa nga krahët veprojnë, Ivan Perishiç dhe Osman Dembele. Në majën e sulmit, besoj se nuk kanë nevojë për përshkrim, pasi flasin vetëm me gola, Robert Levandovski dhe Pierr Emerik Obamejang. Formacion i frikshëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *