Formacionet zyrtare, Gatuzo dhe Ançeloti zbardhin kartat fituese

0

Xhenaro Gatuzo dhe Karlo Ançeloti i kanë bërë zgjedhjet e tyre për duelin e mbrëmjes. Milani do të presë Napolin në “San Siro”, në një përballje të fortë dhe të rëndësishme për ecurinë ekipeve.

Gatuzo ka lënë në stol Piatek, por sulmuesi i ri i Milanit mund të përdoret gjatë ndeshjes. Kutrone do të jetë në sulm dhe krahët do të mbulohen nga Suso dhe Çanlhanoglu. Paketa do të jetë sërish titullar, ndërsa rikthehet dhe Kalabria në formacion. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren dhe skema e zgjedhur nga trajneri është ajo 4-3-3.

Nga ana tjetër, Ançeloti zbret në fushë ekipin me skemën 4-4-2. Hysaj nuk është sërish në formacion, duke i lënë postin Malkuit. Sulmi do të formohet nga dyshja Milik-Mertens, ndërsa Insinje do të luajë në krah.

MILAN – Donarumma; Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodrigez; Kesi, Bakajoko, Paketa; Suso, Kutrone, Çalhanoglu.

NAPOLI – Ospina; MalKuit, Albiol, Kulibaly, Mario Rui; Kajehon, Fabian Ruiz, Zielinski, Insinje; Mertens, Milik.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.