Formacionet zyrtare, Alegri dhe Simeone zgjedhin “kampionët”

Sfida mes Juventusit dhe Atletiko Madridit është kryendeshja e sotme në Ligën e Kampionëve, me “Zonjën e Vjetër” që shihet si një nga favoritet për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Kampionët e Italisë duhet të kalojnë një kundërshtar shumë të vështirë, si Atletiko Madrid, ekip që synon të arrijë finalen, që do të luhet në shtëpinë e tyre.

Alegri dhe Simeone e kanë vlerësuar në maksimum këtë sfidë dhe kjo gjë shihet edhe në formacionet e dy strategëve. Në “Wanda Metropolitano”, do të luhet një sfidë luksi, me të dyja ekipet që synojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Simeone i ka besuar dyshes Diego Kosta-Grizman, me braziliano-spanjollin, i cili nuk ka shumë që ëshë kthyer nga dëmtimi. Morata dhe Lemar janë ulur në stol. Ndërsa Alegri ka vendosur të aktivizojë Ronaldon dhe Dibalan së bashku, lojtarë që do të mbështesin kroatin Manxhukiç në majë të sulmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *