Uruguai me hap, Arabia Saudite feston për humbjen “dinjitoze”

Një ndeshje e lodhshme, e mërzitshme, që praktikisht u luajt sa për kalendar. Uruguai tepër superior, fitoi 1-0 ndaj Arabisë Saudite, pa dhënë as 50% të rendimentit të vet.

Në fakt, Uruguai edhe ndaj Egjiptit dukej sikur e kishte me përtesë, ndaj tashmë lind pyetja nëse Uruguai kaq e ka forcën, apo po ruhet për më tej.

Në krahun tjetër, Arabia Saudite të paktën evitoi turpërimin e ndeshjes ndaj Rusisë, por portieri rezervë bëri gafën që i dha golin Suarezit.

Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar në 3 Botërorë tashmë, si askush në Uruguai, ndaj ky mund të quhet lajmi i ndeshjes.

Sa për renditjen, Uruguai tashmë kualifikohet dhe kundër Rusisë do të luajë për vendin e parë, që e merr vetëm nëse fiton.

URUGUAI – ARABIA SAUDITE     1-0

Shënues: Suarez 23′

60′ Edhe pjesa e dytë është mërzi totale. Laksalt, i sapofutur, tenton dhe rrezikon për Uruguain, por jashtë.

PUSHIMI I NDESHJES – Ndeshja me e mërzitshme e një Botëror të bukur deri tani. Pak futboll, shumë gabime, aspak cilësi dhe Uruguai duket i pamotivuar. Shqetësuese, sepse edhe ndaj Egjiptit dukeshin në gjumë, por uruguajanët kanë super lojtarë në sulm dhe dinë të shënojnë. Suarez është në histori, i pari futbollist i Uruguait që shënon në tre Kupa Bote.

29′ Hatan Bahbir ka një rast të mirë, por gjuan mbi traversë.

23′ GOL URUGUAI. Sa lehtë e gjen golin Uruguai! Kros në zonë, portieri arab gabon dhe topin që i shkon nga duart e çon në rrjetë Suarez. Goli i 52-të me kombëtaren për sulmuesin, i cili luan sot ndeshjen numër 100.

15′ Fillim loje pa emocione e me Uruguain në pritje, me qetësi. Sauditët po luajnë, të paktën.

1′ NIS NDESHJA

Pas turpërimit në ndeshjen hapëse ndaj Rusisë, Arabia Saudite ndryshon formacionin dhe ul në stol disa titullarë nga ndeshja e shkuar, por sërish sot ndaj Uruguait e pret një ndeshje mjaft e vështirë.

Edhe pse nuk shkëlqeu, Uruguai fitoi ndaj Egjiptit dhe sot kërkon të sigurojë fitoren e kualifikimit, në një sfidë që premton shumë gola.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online