Formacionet, Tirana-Skënderbeu/ “Dashuri dhe urrejtje”, luajnë afrimet e verës

Tirana-Skënderbeu do të jetë sfida që do të ketë vëmendjen maksimale në javën e katërt të Superiores dhe që do të zhvillohet në ditën e nesërme. Sa i përket formacionit të mundshëm, ka vend edhe për një detaj të veçantë.

Daja dhe Vangjeli pritet të jenë në 11-shen startuese, megjithëse për mbrojtësin e bardhebluve ka ende dyshime. Ky i fundit ka një balotazh me Dokën që do të zbardhet saktësisht vetëm në minutat e fundit, por ka një avantazh të lehtë.

Për tifozët ende nuk janë mësuar t’i shohin këta dy futbollistë me fanellat e kundërshtarit. Nëse në krahun e Skënderbeut nuk e përtypin ende largimin e Vangjelit, në krahun e Tiranës ka shumë dashuri për këtë lojtar. E njëjta gjë ndodh edhe për Asion Dajën, vetëm se në këtë rast ndryshon krahu. Një eksperiment pritet edhe nga trajneri Daja që krahun e mbrojtjes do t’ia besoj dy emrave të rinjë si Xhemajli dhe Vitija. /Sport Ekspres/

Tirana: Bakaj,Vangjeli,Osmani, Imami, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Kobina, Hasani, Kale, Ngo

Skënderbeu: Koliçi, Xhemajli, Pëllumbi, Pollozhani, Vitija, Taipi, Daja, Gripshi, Bregu, Muzaka, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *