FORMACIONET | Shqipëria e Bushit tenton surprizën ndaj spanjollëve

0

Shqipëria U21 do të luajë sot në orën 19:00 ndeshjen e parafundit kualifikuese ndaj Spanjës, por ky takim ka vetëm vlerë statistikore për skuadrën e Bushit, kjo për faktin se nuk kuqezinjtë nuk kanë asnjë shpresë për t’u kualifikuar.

Ndonëse skuadra është paraqitur mirë gati në të gjitha ndeshjet pikët nuk kanë munguar. Në skuadër ka mjaft cilësi dhe do të kërkohet sot ndaj Spanjës kryesuese që të marri një rezultat pozitiv, më shumë për moral.

Pak minuta më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare ku mund të veçohet se nga minuta e parë do të nisë sulmuesi Xhakomo Vrioni, i cili deri dje ishte me skuadrën e parë kuqezi. Në portë nuk do të jetë Selamni, por Kasttrati, ndërkohë që titullar e nis dhe Doka i Tiranës.

Nga miqtë mund të veçojmë mesfushorët, Pablo Fornals (Vijareal), Fabian Ruiz (Napoli) si dhe sulmuesin Majoral, kartoni i të cilit është në pronësi të Realit të Madridit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.