Formacionet e mundshme: Bicaj e Zhufo titullarë, Arrabal mungon te Kamza

0

Tunkara, Nurkoviç dhe Muarem do të vijojnë të mungojnë, ndërkohë që për shkak kartonësh nuk luan Pollozhani. Problemet shëndetësore kanë lënë jashtë edhe Nedeljkoviç, kurse nga minuta e parë e nisin Ditmar Bicaj dhe Viktor Zhufo. Në sulm krah Bushiç dhe Alvesh ka një balotazh mes Kamara dhe Hoxhajt. Mbetet për t’u parë sot se kush do ta nisë nga minuta e parë, me vlonjatin të avantazhuar.

Formacioni i mundshëm 4—3-3

Sali – Siljanovski, Bicaj,  Veliu, Musta – Sidibe, Useini, Zhufo – Hoxhaj, Bushiç, Alvesh

KAMZA

Arrabal mungesa e madhe, Zguro nuk ka aspak frikë

Kamza ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Flamurtarin dhe më pas është nisur drejt Vlorës, ku edhe ka kaluar natën. Sot ata do të jenë në ambientet e stadiumit për t’u përballur me kuqezinjtë prej orës 17:00. Me ekipin ka udhëtuar edhe mbrojtësi Hektor Idrizaj, që në dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak të një dëmtimi. Vlonjati do të jetë në stol dhe do të jetë stafi teknik ai që e vendos nëse do të luajë apo jo. Mungesë e rëndësishme është ajo e Bruno Arrabal, i cili është i dëmtuar në gju. Te Kamza, pavarësisht se javët e fundit nuk kanë qenë të mira, kanë besim se mund të marrin rezultat pozitiv. Mbrojtësi i majtë, pogradecari Vangjel Zguro, në një prononcim për gazetën është shprehur se ekipi i tij e respekton Flamurtarin, por në fushë do të futen me objektivin e qartë për të fituar. “Nuk kam qenë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e para, por di që këtë ndeshje do të japim më të mirën tonë që të marrim rezultat pozitiv. Tre javët e fundit nuk kanë qenë të mira, por besojmë shumë te forca e ekipit dhe në Vlorë kemi udhëtuar me synimin për të marrë më të mirën. Flamurtarin ne e vlerësojmë maksimalisht, por kam shumë besim se do ia dalim me sukses. Normalisht është një ndeshje e vështirë, ashtu si çdo ndeshje tjetër e Superiores. Jemi të mobilizuar dhe të vendosur për të dhënë më të mirën tonë në këtë takim. Fakti që ndeshja luhet jashtë nuk është se do të thotë shumë, pasi Kamza e ka treguar që di të fitojë edhe jashtë fushe, ndaj edhe besojmë te arritja e një rezultati pozitiv edhe në Vlorë”, ka thënë Zguro për “Sport Ekspres”.

NDREU

Pas ndeshjes me Luftëtarin trajneri Ramadan Ndreu u dënua Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pezullim dhe ndaj Vllaznisë nuk ishte në stol. Sot ndaj Flamurtarit mund të jetë në stol, por ende nuk është vendosur përfundimisht. Rregullorja e lejon që pezullimin e mbetur ta shlyejë me gjobë, konkretisht në FSHF duhen paguar 1 milion lekë që trajneri krutan të jetë në stol kundër vlonjatëve. Me shumë mundësi do të ndodhë diçka e tillë, duke parë rëndësinë e ndeshjes.

Formacioni i mundshëm

Gjonikaj – Frashëri, Kuqi, Çukoviç, Zguro – FukuiLelis, Ymeraj, Fili – Plaku – Raçic

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.