VIDEO | Pak futboll dhe Danilo Alvesh, Flamurtari fundos Tiranën

Flamurtari rikthehet tek fitorja, duke mundur 1-0 Tiranën në shtëpi. Vendos goli i Danilo Alvesh në pjesën e dytë, për t’i dhënë kuqezinjve një sukses shumë të nevojshëm. Në një ndeshje të vakët, ashtu si atmosfera në stadium, ku tifozët duket se ishin trembur nga reshjet e shiut.

Debuton me humbje tekniku Mema në ndeshjen e tij të parë si trajner i bardhebluve. Gjithsesi, skuadra e tij mund të kishte bërë më mirë nëse do kishte qenë pak më e kujdesshme, pasi që në sekondat e para të ndeshjes pati një mundësi të mirë për shënim, por sa për mungesë saktësie të Kobinah, aq edhe për meritë të Mustës, porta e Koliçit mbeti e paprekur.

Një “shkëndijë” e Bushiçit në fraksionin parë ishte shumë pak. 45 minuta e para ishin të zymta si dhe koha në Vlorë. Në fraksionin dytë trajnerët nuk ndryshuan asgjë dhe besuan tek të njëjtët futbollistë. Sa i përket ritmit gjërat nuk ndryshuan, por Flamurtari e nxori golin.

Hyseni përfiton nga një moskuptim i mbrojtjes mike dhe godet, por Lika e ndal në momentin e parë, megjithatë nuk kishte se çfarë të bënte “gardiani” i bardhebluve pas goditjes së Alveshit, i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte. Skuadra e Dajës e menaxhoi mjaft mirë rezultatin dhe në fund mori një tripikësh me shumë vlerë.

Tirana mbetet në kuotën e 8 pikëve pas fazës së  parë dhe e sheh veten në një gjendje deri diku kritike, edhe pse Memës i duhet më tepër kohë. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e pestë tani me 14 pikë, por më tepër është një sukses që jep oksigjen në Vlorë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E hënë, më 22 tetor 2018, ora 18:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari 1-0 Tirana
Shënues: Alvesh 72′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Pollozhani, Veliu, Musta, Batha, Useini, Hyseni (Mustafa 80′), Torasa (Ribaj 77′), Alvesh (Kotobelli 89′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm Qirko, Beqja, Sirghi, Deliaj.
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Daja, Kobinah (Sentamu 74′), Greca, Hasani (Ngo 82′). Trajner: Ardian Mema.Të gatshëm: Moçka, Cake, Berisha, Atinga, Muçi.
Kartonë të verdhë: Pollozhani 31′, Alvesh 36′, Torasa, 67′, Siljanovksi 78’/ Turtulli 14′, Imami 68′
Gjyqtarë: Laver Alla, Ridiger Çokaj, Edlir Malo, Ardian Beqiri.
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Arjan Mali

DIREKT
72′ – Hyseni provon, por Lika e ndal në momentin e parë, Alvesh shfrytëzon topin e mbetur atu duke goditur nga brenda zone dhe duke shënuar golin e avantazhit për të tijtë.


64
’ – Siljanovski provon me një goditje nga distanca, por nuk tregohet i saktë.
47’ – Bushiç rrezikon me një devijim, pas pasimit të Torasës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
38‘ – Pas një harkimi nga këndi, Greca provon të devijojë, por nuk arrin që të godasë siç duhet.
25’ – Hasani merr një top të gjatë dhe del i vetëm me Koliçin, por ndërhyrja e Veliut është deçizive, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një rast mjaft i rrezikshëm.
24’ – Një gabim në mbrojtjen, për pak sa nuk i kushton bardheblu, por goditja qendrore e Bushiç ndalet nga Lika.
11’ – Greca i papërmbajtshëm nga e majta. Kryeqytetasi futet në qendër të zonës vlonjate dhe tenton të godasë, por Koliçi apozicional neutralizon topin.
3’ – Mundësi fantastike për Tiranën. Greca avancon deri pranë fundores nga e majta dhe fton Kobinan nga ana tjetër i cili i harruar nga mbrojta vendase godet, por Musta bën shpëtimtarin, duke evituar një gol të sigurt.
1‘ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online