Forma perfekte e Lukakut, sekreti është… veza e skuqur!

Romelu Lukaku po kalon një moment shumë të mirë. Sulmuesi i Mançester Junajtid nuk preferohej në fillim nga Ole Gunar Solskjaer dhe qëndroi për thuajse tri muaj në stolin e rezervave. Megjithatë, tashmë është rikthyer të jetë i rëndësishëm.

Numri 9 i “Djajve të Kuq” ka shënuar dy gola kundër Kristal Palas, dy gola kundër Sauthempton dhe dy gola kundër PSG-së, një rekord fantastik. Gjashtë gola në tre ndeshje radhazi: Kush është sekreti i bomberit belg?

Veza e skuqur… po, veza. Gjatë botërorit në Rusi, Lukaku kishte shtuar peshë në muskuj dhe shpejtësia e tij ra ndjeshëm. Kjo gjë i pëlqeu Murinjos, pasi portugezi do lojtarë të fortë, por jo Solskjaer. Si pasojë, Lukaku ka hequr dorë nga pastat dhe konsumon vezë të skuqura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *