Forma jo e mirë dhe nervat e tepërta me tifozët, Luftëtari pezullon Realdo Filin

Luftëtari ka pezulluar një nga lojtarët e saj më të mirë, Realdo Filin. Në fitoret e bluzinjve për këtë sezon është pikërisht ky futbollist që ka arritur të bëj diferencën dhe t’i dhurojë fitore ekipit.

Por në ndeshjet e fundit kishte një rënie të formës. Gjithçka kulmoi pas ndeshjes kundër Tiranës, ku pati edhe një përplasje në distancë me tifozët në stadium. Nervat pas humbjes 0-3 nuk janë përmbajtur, megjithëse Fili ka thënë se nuk kishte asgjë serioze.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, bluzinjtë e kanë pezulluar sulmuesin në fjalë. Ky vendim vjen në moment aspak të mirë për Luftëtarin, që përveç mungesës së pikëve, duhet të menaxhojë edhe këto situata aspak të mira. /Sport Ekspres/