Forma fantastike që po kalon, klubi francez e ka imazh kryesor Qazim Laçin

Teksa shohim me kujdes rezultatet e fundit dhe fitoret nga të gjitha grupmoshat e Shqipërisë, për t’u gëzuar është fakti se kuqezinjtë kanë dalë vetëm me fitore. Pastaj ajo që të mbush edhe më shumë me shpresë, është se shumë talente të tjerë po presin një mundësi.

Qazim Laçi është një prej tyre, ndërsa po lufton me Ajaccion për t’u ngjitur në elitën e futbollit francez. Aktualisht ka zhvilluar një super nisje të sezonit duke qenë vendimtar në lojën e skuadrës, e cila po lufton për pozicionet më të larta.

Ndeshja e radhës do të jetë në shtëpi ndaj Nancy, ndërsa klubi i Ajaccios përdor si imazh kryesor pikërisht futbollistin shqiptar, për t’i bërë thirrje edhe tifozëve për mbështje. /Sport Ekspres/