Forma e Andre Silvës, drejtuesit e Sevijas me vendim të papritur

Andre Silva u largua verën e vitit të kaluar nga Milani, pasi hapësirat që pati në sezonin e parë me ekipin kuqezi ishin të pakëta. Destinacioni i tij ishte Spanja, ku u bashku me Sevijan në formulën e huazimit me të drejte blerje për 35 milionë euro.

Nisja ishte fantastike për portugezin, i cili ishte ndër golashënuesit më të mirë në javët e para. Gjithsesi, shkëlqimi i 23-vjeçarit nuk zgjati shumë dhe kohët e fundit, duket se nuk po jep rendimentin që pritet. Vetëm dy gola të shënuar në më shumë se 15 ndeshje.

Forma që po kalon në muajt e fundit, kanë bërë që drejtuesit andaluzianë ta rimendojnë blerjen përfundimtare të sulmuesit. Sipas raportimeve të fundit, duket se vendimi që do të marrin për Andre Silvën, është që të rikthehet përsëri në Milano, pasi nuk janë të bindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *