Forlan: Ronaldo bën diferencën, por Atletiko sërish favorite

0

Diego Forlan është një ndër sulmuesit më të mirë që Atletiko e Madridit ka pasur gjatë viteve të fundit. Uruguaiani ka dhënë një intervistë të shkurtër për “tuttojuve.com”, ku ka folur për përballjen e midis Juventusit dhe Atletikos dhe eksperiencën e dështuar në Itali tek Interi në sezonin 2011/12.

ATLETIKO – JUVE   —  “Janë dy skuadra shumë të ngjashme. Të dyja janë të mbushur me lojtarë shumë të mirë që nuk dorëzohen kurrë. Mendoj se ai që bën diferencën midis dy ekipeve është Kristiano Ronaldo, por Atletikos nuk i mungojnë lojtarët e madhenj si Grizman, Morata, Diego Kosta dhe portieri Jan Oblak, për këtë arsye nuk kam dyshim se Atletiko është skuadra favorite”.

EKSPERIENCA TEK INTERI – “Do të doja të kisha qëndruar më shumë tek Interi. Në atë vit isha i pafat. Pësova shumë dëmtime, që ndikuan te paraqitjet e mira. Oferta nga Juventusi? Ka pasur shumë zëra për një kalim timin tek ata, por kurrë diçka konkrete”, përfundoi Forlan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.