“Forever Young”, Mançester Junajtid rinovon me mesfushorin veteran

Mançester Junajtid po kalon një periudhë shumë të mirë me ardhjen e Solskjaer në kreun e pankinës. Tekniku norvegjez po bën detyrën e tij më së miri në fushën e lojës, por po merret dhe me problematikat jashtë fushës, ku te Mançester Junajtid janë të shumta.

Shumë lojtarë janë në vitin e tyre të fundit të kontratës dhe rinovimet po mungojnë. Gjithsesi, sot është konfirmuar rinovimi i parë. Bëhet fjalë për mesfushorin Eshli Jang. 33-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2011 nga Aston Vila dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm në “Old Trafford”.

Solskjaer i beson veteranit, për shkak se ky i fundit mund të mbulojë disa pozicione në fushë. Rinovimi ka qenë edhe për një vit tjetër, me anglezin që do të jetë “Djall” deri në qershor të 2020-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *