Fobia e veçantë e Pogba, francezi kërkon ndihmën e Junajtid

Të gjithë njerëzit kanë frikërat dhe fobitë e tyre të ndryshme. Nga ky “rregull” nuk përjashtohen dot as futbollistët. Një prej tyre është Pol Pogba. Francezi i Mançester Junajtid është një lojtar, i cili nuk ka frikë askënd në fushën e blertë. 25-vjeçari ka kaluar sfida të mëdha dhe ka arritur të fitojë dhe betejën më të madhe, Kupën e Botës me Francën e tij.

Por, ndryshon puna jashtë fushave. Mesfushorin e frikëson vetëm një gjë: uji, më saktë noti! Pogba vuan shumë prej këtij fakti, nuk ka notuar kurrë dhe nuk zhytet asnjëherë. Një freskim i vogël në det, ose pishina dhe vetëm kaq.

Siç citon “Daily Mail”, francezi është “dorëzuar” dha ka kërkuar ndihmën e klubit. Pogba po shfrytëzon këtë periudhë që është i dëmtuar dhe është gati të nisë një kurs noti. Stafi i klubit ka nisur punën për t’i mësuar notin yllit të skuadrës. Një frikë e tillë duhet evituar dhe mënyra më e mirë është përballja me të.

E ka kuptuar se është vonuar shumë dhe natyrisht sa më shumë kohë që kalon, aq më e vështirë bëhet për ta mësuar. Ai nuk zhytet kurrë, disa miq të tij i kanë këshilluar të flasë me stafin e Junajtid dhe të marrë leksione për t’i dhënë fund kësaj fobie. Ai e ka vendosur dhe është gati të përballet me një gjë të tillë. Fillimi është i vështirë, pasi është pak i stresuar, por kur e nis diçka fillon e bëhet më e thjeshtë”, sqaron një zë i brendshëm i klubit të “Djajve të Kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *