“Fluturon” Bano: Treguam se ky kampionat ishte pronë e jona!

0

Më në fund, ia ka dalë. Artan Bano rikthehet në Superligës bashkë me Lushnjen e tij, të cilën nuk e tradhtoi edhe në kohët më të vështira, atëherë kur përpara dy vjetësh, kur pikërisht në këtë sfidë, lushnjarët u mundën në shtëpi dhe nuk u ngjiten një kat më lart. Tani feston, ashtu sikurse duhet të jetë në mënyrë legjitime. E kishte përgatitur këtë “finale” ashtu si duhej dhe për “Sport Ekspres” u prononcua kështu: “Zbritëm në fushën e lojës me mentalitet fituesi dhe me besimin për të mposhtur kundërshtarin. Më shumë menduam për menaxhimin e lojës se sa për spektaklin, edhe pse tifozeria e mrekullueshme shpesh kërkonte që të ishim më sulmues, ashtu sikurse ndodh gjithmonë. Por, më pëlqeu sjellja e djemve. E dominuam në çdo drejtim këtë përballje, duke i treguar Bylisit dhe të gjithë kundërshtarëve tanë se ky kampionat ishte pronë vetëm e Lushnjes”.

Devolli, “vrer” ndaj gjykimit

Bledar Devolli nuk përmbahet. Ndryshimi i arbitrit në fund, vendosur nga federata, sipas ekipit të Bylisit, solli edhe favorizim të Lushnjes, në një finale për të shkuar në Superligë. Trajneri ballshiot, për “Sport Ekspres” shfryn kështu: “Më vjen keq, ndodhi ajo që prisnim. Na u premtua drejtësi, por sot i vunë vulën padrejtësisë. Sa herë që luajmë me Lushnjën ndëshkohemi me të kuqe sepse gjyqtarët marrin porosi. Gjyqtari i katërt në rastin e Kuçit dhe Sefës ka thënë qe të jepen të kuqe për të dy. Por Kuçi ndëshkohet dhe Sefa jo. E njëjta gjë edhe më vonë, madje e kam parë pas ndeshjes. Kuçi se ka prekur fare Sefën dhe ai ka simuluar. Ndërkohë, lojtari ynë ndëshkohet me të kuq. Po Sefa pse nuk u ndëshkua dhe gjyqtari u tregua i gatshëm të ndëshkonte Kuçin? Siç duket, mezi e priti! Sa lojë ka lejuar gjyqtari dje, besoj edhe kolegët e vet e kanë parë. Su luajt as 50 minuta lojë e rrjedhshme. Ne dominuam edhe pse me dhjetë vetë, por Beqiri erdhi me mision në Lushnjë. Habitem, por kur isha te Kamza s’më ndodhte si këtu, po me sa shoh federata bën çtë dojë me arbitrat dhe ekipet. E ka privatizuar futbollin. Kemi dhe ne gabimet tona dhe dyshojmë edhe te paraqitja e 2-3 elementëve, por do të vlerësohet me stafin. Nuk ma merrte mendja, por tashmë që jam te Bylisi, po e shoh se si ky ekip persekutohet. Jam skandaluzuar me një arbitrim të tillë, gjyqtari që u ndërrua natën e zbatoi misionin”, tha Devolli.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here