Florian Marku rikthehet në ring, të shtunën e pret një çek i pamposhtur

0

Florian Marku rikthehet në ring këtë të shtunë. Në duelin e tij të tretë në boksin profesionist, 26-vjeçari do të vihet përballë një kundërshtari të pamposhtur. Përballja do të zhvillohet në Londër, vend ku Marku po stërvitet prej disa muajsh.

Bëhet fjalë për çekun Jan Marsalek, i cili ka një rekord prej tre fitoresh të gjitha me nokaut. Fillimisht ishte programuar që të ndeshej me britanik Robert Asagba, por ky i fundit njoftoi tërheqjen nga dueli për shkak të një dëmtimi të ndodhur disa ditë më parë.

I vetmi boksier që pranoi të ndeshej me Markun me vetëm një javë kohë ishte çeku Marsalek, i cili ka një “CV” shumë më të mirë se dy kundërshtarët e mëparshëm të Markut.

Me anë të një postimi në llogarinë  e tij në “Instagram”, Marku ka njoftuar të  gjithë fansat e tij mbi detajet e duelit dhe informacionin mbi biletat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.