Florian Kamberi mund të zgjedh Shqipërinë? Një dorë mund të vijë edhe nga Eros Grezda

Një tip sulmuesi që i mungon Shqipërisë është padyshim Florian Kamberi. Jo vetëm i aftë që të tund rrjetën dhe “vrasës” në zonën kundërshtare, por edhe shumë aftësi të mëdha ka në driblime.

Vetë futbollisti ka luajtur më parë me të rinjtë e Zvicrës dhe e kanë lënë derën të hapur. “Zvicra, Kosova dhe Shqipëria. Këto janë tre mundësitë e mia dhe ende nuk e kam marrë vendimin. Për mua, Shqipëria është njësoj si Kosova, shtet vëllazëror”, ka thënë lojtari i Hibernianit.

Te skuadra skoceze shihet si një lojtar i rëndësishëm, ndërsa është kërkuar edhe nga Bazeli. Një dorë për bindjen e Kamberit që të vesh ngjyrat kuqezi, mund të vijë edhe nga Eros Grezda. Pikërisht ky është personi me të cilin Kamberi kalon më shumë kohë dhe duke shpërndarë disa prej këtyre momenteve shpeshherë në rrjetet sociale. Grezda mund ta ndihmojë Kombëtaren me bindjen e një elementi të tij thelbësor, por pikëpyetje mbetet sesa mund të angazhohet në këtë drejtim, kur në fakt e ka humbur vetë atë fanellë. /Sport Ekspres/