Flitet për Kërçikun, Agron Kapllanaj “thumba” për Partizanin: Faji i atyre që marrin lojtarë natën!

Dorian Kërçiku ishte një nga çështjet më të komentuara në futbollin shqiptar sa i përket merkatos së janarit. Shumë është folur për transferimin e tij te Partizani, ndërsa pritej që të firmoste te Bylisi. Pavarësisht se ditët kanë kaluar, kjo histori nuk kalohet lehtë. I ftuar te “Procesi Sportiv” ishte edhe Agron Kapllanaj, që ka disa “thumba” për Partizanin.

“Meqë më ngacmuat për lojtarët që na ikin natën(Kërçiku). Nuk e ka fajin lojtari që ikën natën dhe as ne. Por e ka fajin klubi që e merr natën, besoj se e keni kuptuar. Te Bylisi ka një problem që qyteti ynë nuk ofron shumë, por lojtarët janë grup së bashku dhe kjo ndikon në frymën më të mirë të skuadrës”, ka thënë Kapllanaj. /Sport Ekspres/