“Flija me fanellë i vogël, kam ardhur nga rruga”! Rrëfimi i Sadikut: I bindur, luaj në Europian ose Botëror me Kombëtaren

Armado Sadiku është nëj nga sulmuesit më të mirë shqiptar në qarkullim. Me golat e tij ka dhënë një ndihmë vërtet të madhe për Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj, ndërsa mbetet ende në lojë për të thyer edhe rekordin e Bogdanit për golashënuesit më të mirë. Tani është pjesë e Malagas në Spanjë, ku ka tundur 10 herë rrjetën kundështare dhe është ai që ka shënuar më së shumti në klubin bardheblu.

Por rruga për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë për të, teksa ka ardhur nga futbolli i rrugës, megjithëse pasioni ka qenë i madh dhe e ka shtyrë të mos heqë dorë nga ëndrra e tij. Në një intervistë me Senen Moran, Sadiku ka rrëfyer të shkuarën e tij të vështirë, ndërsa ka treguar se me punë të palodhur ka arritur deri në këto nivele. Gjithashtu është shprehur i bindur se me fanellën e Kombëtares së Shipërisë do të marrë të tjera emocione Europiani apo Botërori.

“Ne jemi duke bërë një punë të mirë me Pellicer. Jam mësuar me të shumë mirë, jam i lumtur këtu. Tifozët më duan, të gjithë më kanë dhënë mbështetjen e tyre. Do të dëshiroja të vazhdoja këtu, por nuk është për mua të vendos. Tani le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi dhënë gjithçka, shpresoj se mund të arrij diçka deri në fund. Unë gjithmonë mendoj se ne do ta arrijmë play-off, në mendjen time ka gjithmonë play off. Unë kam shënuar 10 gola. Nuk jam i kënaqur me veten time, gjithmonë dua më shumë. Kur të rikthehemi me siguri do të shënoj më shumë gola për Malagan.

Kur isha i vogël ishte shumë e vështirë. Unë kurrë nuk kam qenë në një shkollë futbolli. Gjithnjë kam luajtur në jashtë në rrugë. Këtu ka shumë alternativa. Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në stërvitje. Unë isha gjithmonë vetëm, ecja ose merrja dy autobusë për t‘u stërvitur. Kur isha i vogël, nga 10-14 vjeç, nuk isha më i miri nga të gjithë por ishte ëndrra ime. E dija brenda vetes që do të bëhesha një futbollist. Flija me fanellën veshur çdo natë dhe me topin pranë meje. Gjithnjë kam ëndërruar të bëhesha një profesionist. Kisha kolegë që ishin më të mirë, por unë ia dola të kisha sukses. Kjo vjen me shumë punë. Kam qenë i pafat me dëmtimet. Arrita Divizionin e Parë dhe tani jam te Malaga, gjithmonë me shumë punë.

Euro 2016? Është eksperienca ime më e mirë në karrierë që të luaja një kampionat Europian me kombëtaren time. Ka qenë ëndrra ime që fëmijë. Jam i bindur që do të luaj një tjetër Europian ose Kupë Bote sërish”, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/