Flet “orkestruesi” i transferimit të shekullit: Ja ku do të jetojë Ronaldo në Torino!

Zhorzh Mendesh, agjenti i Kristiano Ronaldos që “orkestroi” transferimin më të bujshëm, ka folur pas zyrtarizimit të CR7 te Juventusi.

“Duam të shprehim kënaqësinë maksimale dhe lumturinë për Kristianon dhe zgjedhjen për të shkuar te Juventusi. Ai është tepër i lumtur që do të luajë në një nga klubet më të rëndësishme në botë!”, u shpreh agjenti për kanalin e Gestifute, agjencia e ndërtuar prej tij për menaxhim futbollistësh.

“Ka vendosur dhe ku do të jetojë… Është një apartament në tarracë në Torino. Uroj që Kristiano dhe Juventusi të përjetojnë vite të mbushura me suksese dhe kënaqësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *