Flet Eden Hazard, belgu sqaron të ardhmen

Eden Hazard flet për të ardhmen dhe siguron tifozët e Çelsit. Futbollisti belg ka dhe dy vite kontratë me ekipin e Sarrit dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Të paktën këtë vit dhe më vonë, ku i dihet…

“Jam i lumtur këtu. Është folur shumë për mua, por nuk dua të flas për të ardhmen. Kam dhe dy vite kontratë me Çelsin, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Këtë sezon do të qëndroj dhe kjo është e sigurt”, përfundon fantazisti i “Bluve” të Londrës.

Hazard është një objektiv i Realit të Madridit, por me sa duket, ai do të vazhdojë në ekipin aktual. Merkato është mbyllur në ishull dhe Çelsi as që ka ndërmend ta lëshojë yllin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *