Flet agjenti i Hamshik: Ju tregoj shkakun e largimit dhe trajnerin e preferuar

Marek Hamshik u largua nga Napoli në ditët e fundit të merkatos së janarit. Sllovaku zgjodhi të vazhdonte karrierën në Kinë me ekipin e Dalian Jifang, aty ku do të qëndrojë deri në vitin 2021.

Mesfushori është një idhull absolut në Napoli. Ai luajti 12 sezone me Napolin dhe mbajti dhe shiritin e kapitenit. Largimi i tij trishtoi tifozët, ndërsa letra e lamtumirës i përloti të gjithë. Agjenti i 31-vjeçarit, Martin Petras, ka folur për “Radio CRC”, duke zbuluar dhe shkakun e largimit të Hamshik.

Ai do të zgjohet herët në mëngjes për të ndjekur sfidën kundër Juventusit dhe vazhdon të mbajë kontakte me një pjesë të lojtarëve. Agjenti tregon dhe trajnerin e preferuar të ish-kapitenit si dhe e mbyll me një batutë për zërat që e lidhin me një rikthim  si drejtues në të ardhmen te Napoli.

Marek do të zgjohet në orën 4:30 të mëngjesit për të ndjekur ndeshjen Napoli-Juventus. Besoj se do të provojë emocione të forta për këtë ndeshje. Ai vazhdon të mbajë kontakte me një pjesë të lojtarëve si: Insinje, Mertens dhe Albiol. Nëse Napoli nuk do të ishte skualifikuar nga Championsi dhe do të ishte në garë për titull, besoj se Marek nuk do të largohej.”

“Trajneri i tij i preferuar mbetet Mauricio Sarri, pavarësisht se gëzon një respekt të madh për Ançelotin. Ai qëndroi pak me Karleton, por më ka thënë që është një trajner i madh. Nuk e njihte mirë, por është i lumtur që ia doli ta njihte nga afër atë, por dhe Maxarrin dhe Edi Rejën. Me Sarrin punoi për 3 vite dhe Mauricio i riktheu dëshirën për të luajtur futboll pas largimit të Benitezit. Rikthimi si drejtues të Napoli? Do ju gënjeja, po t’ju përgjigjesha pozitivisht. Më parë kishte dëshirë për t’u bërë trajner, por tani jo më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *