“Flasin” statistikat, Shaqiri më i miri i Ligës A

0

Zvicra arriti që të fitonte grupin 2 të Ligës A, duke fituar një ndeshje të çmendur me Belgjikën, duke fituar me përmbysje me shifrat 5-2. Zviceranët, ku luajnë një “koloni” me shqiptar janë favorit për ta fituar Ligën A, çka do të ishte një sukses jo i vogël për ta.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që lojtari më i mirë i Ligës A të mos ishte një futbollist i Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka marrë vlerësimin më të larta nga ana e “Ëhoscored.com”. Futbollisti nga Gjilani ka spikatur me paraqitjet e tij, edhe pse ka shënuar vetëm një gol. Lojtari me origjinë shqiptare është vlerësuar me notën 8.28, duke lënë pas lojtarë të Holandës apo dhe Spanjës.

Sajti i specializuar i të dhënave tregon dhe statistikat e Shaqirit, që vërtetë janë të admirueshme. Prej vitesh 27-vjeçari është një lider te “helvetët”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.