Flamurtarin e lënë në baltë dy futbollistë, “gangsteri” nga Kreta largohet nga vlonjatët

Problemet për Flamurtarin duket se nuk kanë fund, teksa përveç rezultateve të munguara në fushën e lojës, tashmë është “tradhëtuar” nga të huajt e ekipit. Kështu lojtari Semir Bajraktarevic dhe Jorgo Sarris kanë ndërprerë marrëdhënien me vlonjatët dhe arsyeja që i ka shtyrë drejt një vendimi të tillë ka të bëjë me pjesën e pagesës, që në situatën në të cilën Flamurtati ndodhet financiarisht nuk ka mbërritur në xhepat e tyre në kohën e duhur.

“Është një “gangster” nga Kreta, njësoj si ne vlonjatët. Vetëm shaka kam bërë me të”, do të shprehet Shpëtim Idrizi për Sarris dhe me sa duket ky i fundit ka vendosur ta shpalosë anën e tij gangstere pikërisht në këtë moment, duke braktisur Flamurtarin në periudhën kur klubit i nevojitej më pak se kurrë një largim i tillë./Sport Ekspres/