Flamurtarin e gjen rastin e ngjashëm në Greqi, por nervat u shfrynë ndaj Marcelo Troisit

Panetolikosi është për rekord në 15 kampionaet kryesore në Europë, pasi është e vetmja që nuk e ka marrë ende fitoren e parë. Duke parë renditjen dhe pikët e grumbulluara nga kjo skuadër në elitën e futbollit të Greqisë, sjell në vëmendje edhe gjendjen e Flamurtarit në Shqipëri.

Në 12 ndeshjet e zhvilluara nga Panetolikosi, janë marrë 4 barazime dhe 8 humbje, ndërsa për ta çuar në përsosmëri ngjashmërinë me vlonjatët, duhet të barazojnë në takimin e radhës. Teksa kjo po trajtohet si rekord në gjithë Europë, ekipi grek i ka shfryrë të gjithë nervat në Kupë.

Madje këtë gjë e ka bërë ndaj Ialisios, duke fituar me rezultatin 5-1, ndërsa si trajner kundërshtar që pësoi disfatën ishte Marcelo Troisi. Ky i fundit mbërriti në Shqipëri për të nënshkruar te Flamurtari, por për detajet e kontratën, u rikthye sërish në Greqi. /Sport Ekspres/