Flamurtari-Teuta, vlonjatët pa Bushiç

Luhet prej orës 17.00 sfida e bregdetarëve, me Flamurtarin që do të presë Teutën. Vlonjatët duan vendin e dytë, që e kanë lëshuar sot, ndërsa Teuta është kthyer në rrugën e duhur dhe një pikë e kënaq në Vlorë.

Lajmi i keq për Flamurtarin është dëmtimi i sulmuesit kryesor Bushiç, i cili gjatë javës nuk është stërvitur në maksimum dhe Duro kam vendosur mos ta rrezikojë, duke e ulur në stol.

Para ndeshjes Bushiç foli në Supersport, në lidhje me ndeshjen e sotme: “Jam i kënaqur me ecurinë time dhe të Flamurtarit, por më vjen keq që nuk mund të aktivizohem sot për dëmtim. Do ta ndjek ndeshjen nga stoli, duke bërë tifozllëk për ekipin.

“Teuta përballë? I shënova dy gola në Durrës, më vjen keq që nuk do luaj sot. E kam mik trajnerin Magani, është një përballje e bukur, uroj t’ia dalim ne, edhe pse do të jetë e vështirë. Nëse do të jetë nevoja, do të aktivizohem sot, por kemi futbollistë shumë cilësorë dhe kam besim se do t’ia dalim”.

 

E shtunë, 25 nëntor 2017

Flamurtari – Teuta

Flamurtari: Nurkovic – Siljanovski, Bicaj, Jakovleviç, Musta – Pollozhani – Sidibe, Useini – Zhufo – Hoxhaj – Danilo Alvesh

Teuta: Kastrati – Beqja, Shkalla, Hrkac, Hakaj – Hila, Lena, Çyrbja, Dedic, Karimi – Osemene

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preça, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

Delegat: Alban Tafaj; Veëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *