Flamurtari rigjen Bushiç, jo fitoren

Flamurtari ka luajtur miqësoren e dytë në Turqi, sepse sot pasdite është vënë përballë kazakëve të FC Atiraut, rival që do të ndeshet edhe me Teutën pas 3 ditësh.

Flamurtari u mund në miqësoren e parë, kundër Erzurumsporit, ndërsa sot trajneri Shpëtim Duro provoi më të mirët dhe e nisi me një skemë shumë sulmuese, me Danilo Alvesh, Muarem dhe Nedeljkoviç në mbështetje të kapitenit Bushiç.

Kapiteni shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, pas ndërrimeve të shumta,  kazakët gjetën golin e barazimit.

Flamurtari – Atirau 1-1

Shënues: Bushiç 35′ pen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *