Flamurtari prezanton Shpëtim Duron

0

Paraditen e sotme Shpëtim Duro është paraqitur në Vlorë, ku është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Flamurtarit.

Administratori kuqezi Sinan Idrizi ka qenë i pranishëm, duke pasur në krah edhe Gentian Mezanin, i cili lë drejtimin e skuadrës, për të vazhduar punën me moshat, si zakonisht, pas misionit të radhës për të drejtuar skuadrën në kohë krize.

“Duro vjen për projekt afatgjatë, jo deri në fund të sezonit. Ndoshta jemi të vonuar me afrimin e tij”, tha ndër të tjera Idrizi.

Tani Duro ka një detyrë tepër të ndërlikuar, sepse Flamurtari sapo është eliminuar nga kupa, vuan dëmtimet dhe ka presion të frikshëm, sepse gara për mbijetesë është bërë shumë e ashpër.

“Është një moment i vështirë, por jo gjithmonë trajnerët mund të marrin një detyrë në momente të mira. Duhet t’ i marrim ndeshjet një nga një. Nuk kam ardhur për reformë, për stafin nuk kemi vendosur ende. Flamurtari është emër i madh dhe kam dashur ta drejtoja edhe më parë”, tha Duro gjatë prezantimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image