Flamurtari planifikon sezonin e ardhshëm, edhe Bozhani për stolin

Flamurtari luan një ndehsje mjaft delikate në Gjirokastër këtë fundjavë dhe është e qartë që është udhëkryqi i sezonit. Një fitore do të rihapte gjithçka në garën për një vend në Europa League, me Flamurtarin që kërkon të shpëtojë sezonin pikërisht në fund të tij.  Ishte një pjesë e parë sezoni perfekte që bëri të mendohej se do të luftohej për gjëra të mëdha, por pak nga pak gjithçka u shkërmoq në shkurt e tutje, mes dëmtimeve, lojës së dobët, humbjeve dhe presionit maksimal për rezultate. Trajneri Shpëtim Duro u largua i zhgënjyer, duke marrë përsipër përgjegjësitë e krizës, ndërsa Flamurtari vendosi të mos emëron të trajner të ri, duke ia besuar drejtimin shefit të klubit Ardi Behari.

Ky i fundit do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të zgjidhet emri i ri për stolin. Dilemat janë të mëdha dhe shumë varet nga pjesëmarrja ose jo në kupat e Europës. Nëse sigurohet kualifikimi, mund të tentohet sërish një emër me peshë për stolin, ndoshta Armando Cungu, i cili mbetet një emër i rëndësishëm i pankinës.

Në të kundërt, nuk është çudi që Flamurtari të tentojë linjën e uljes së shpenzimeve, me ekip që do të ndërthurje disa nga titullarët aktuale, me disa të rinj vlonjatë. Mund të zgjidhet një trajner i aftë të punojë me të rinjtë dhe me eksperiencë, ndërkohë që ditët e fundit ka dalë në dritë edhe emri i Ardi Bozhanit. Vlonjati ka punuar për shumë vite nga moshat deri tek ekipi i parë i Flamurtarit dhe ka pasur edhe eksperienca të tjera, ndaj është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm për stolin kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *