Flamurtari përmbys Tiranën, kreu mbetet i vlonjateve

0

Mes tensioneve, apo dhe kundërshtimeve të gjyqtarëve, të besuarat e Toskës ia kanë dalë të fitojnë për herë të parë me bardheblutë e Avramit

Flamurtari – Tirana  69-54    

(20-19, 21-13, 12-7, 16-15)

Flamurtari: Myrto, Nikpaljeviç, Çorto, Aliaj, Mijatoviç, Joziç, Kostallari, Lloi, Palko, Plasa, Rrapaj Trajner: V.Toska

Tirana: Zykaj, E.Bujari, Milovanoviç, Xhanaj, Okoje, G.Bujari, Jaçe, Rreshpja, Beranija, Baraj, Popoviç, Boakye Trajner: R.Avrami

Gjyqtarë: G.Hoxha, O.Kasmi(Tiranë)

Flamurtari ka fituar për herë të parë këtë sezon me Tiranën, që është rivale e denjë për titullin kampion. Një fitore me shumë meritë për vlonjatet e drejtuara nga Viron Toska, të cilat e kanë kontrolluar lojën, ndërsa kanë arritur të fitojnë të katër periodat. Një ndeshje që ka mbartur tension, sepse vlonjatet e kanë paragjykuar gjykimin e dyshes Hoxha-Kasmi. Madje në periodën e parë Toska ka pasur debate me Kasmin për të cilin është ndëshkuar me gabim teknik, sikurse në pushim ka bërë debate me të afërmit e Zykajt, që tashmë është pjesë e Tiranës.

Ndeshja

Takimi ka filluar me mjaft rivalitet ashtu siç pritej dhe parashikohej. Vlonjatet me Çorto e Mijatoviç kanë qenë të parat qe kanë shënuar në këtë takim. Edhe Tirana, nga ana tjetër, ka qenë kërkuese dhe ka shënuar me Eliverta Bujarin dhe Elektra Zykajn. Perioda e parë, e cila ka qenë e ekuilibruar, ka përfunduar 20-19 për Flamurtarin. Vlen për t’u theksuar fakti që Çorto ka shënuar 12 pikë në këtë periodë, ndërsa ka qenë lojtarja më e mirë në fushë. Në periodën e dytë, Flamurtari ka një tjetër ritëm, që është më i lartë se sa i Tiranës. Veçse mikeshat për herë të parë në fillimin e periodës së dytë kanë kaluar në avantazh. Më pas Flamurtari është zgjuar me Çorton, e cila ka qenë në një formë mjaft të mirë, që ka kaluar përsëri në avantazh vlonjatet. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 41-32. Në periodën e tretë, Flamurtari përsëri është superior dhe vazhdon të shënojë pikë. Nga ana tjetër, Tirana është e pasaktë në gjuajtjet e saj. Perioda e fundit ka qenë pothuajse e ekuilibruar me një epërsi të lehtë të vlonjateve, të cilat e kanë fituar 16-15 dhe krejt takimi ka përfunduar me triumfin e vlonjateve 69-54. Në përfundim të takimit, trajneri i Tiranës, Roland Avrami, ka deklaruar se fitorja e Flamurtari ka qenë e merituar.  

Basketboll-Kategoria e Parë, grupi A Femra

Java 15 (16-17 mars 2018)

Studenti – Skënderbeu 75-55

Goga Basket – Vllaznia 94-55

Flamurtari – Tirana 69-54

Renditja

Skuadra            N        P

Flamurtari        15        28

Goga Basket   15        27

Tirana              15        27

Studenti          15        20

Vllaznia           15        18

Skënderbeu     15        15

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here