Flamurtari përmbys Bylisin, Danilo e ndjek nga tribuna

Vlonjatët fituan miqësoren me ballshiotët, ndërkohë që braziliani ka bërë tifozin bashkë me Mustën. Nuk është hakmarrje, Duro: “Alvesh ka pasur një problem në kofshë…”

Elton Nika

Flamurtari fitoi miqësoren me Bylisin, test që u ka shërbyer të dyja ekipeve në kuadër të ndeshjeve të kampionatit. Vlonjatët triumfuan 2-1, një rezultat i vendosur që në 45 minutat e para, madje kuqezinjve u është dashur të kthejnë avantazhin e shpejtë të skuadrës së Bylis. Ishte Limaj ai që në minutën e tretë ka kaluar në avantazh ballshiotët. Barazimi nuk ka vonuar, me mesfushorin Pollozhani që baraspeshoi gjithçka vetëm 13 minuta më vonë. Flamurtari edhe në minutat në vijim ka nën kontroll lojën dhe Bushiç mund të kishte  realizuar golin e dytë, por vetëm në minutën e 40-të vjen epërsia e miqve. Sidibe ishte ai që shënoi golin e dytë dhe që në fund rezultoi i fitores për vlonjatët. Në pjesën e dytë trajnerët e të dyja ekipeve kanë bërë shumë ndryshime, ndërkohë që nuk ka pasur gol tjetër. Edhe për ballshiotët ishte një test i mirë, teksa ra në sy qarkullimi i topit dhe veprimet e skuadrës në mënyrë të harmonizuar, çka solli edhe duartrokitjet e publikut.

Bylis – Flamurtari 1-2
Shënues: Limaj 3’ / Pollozhani 16’, Sidibe 40’
Bylisi: Dramolli, Çukuka, Ntepe, Samnda, Shoshi, Murataj, Zisi, Jur. Vatnikaj, Limaj, Gregati, Bella. (U aktivizuan: Xhorxheviç, Buzi, K. Fejzaj, P. Fejzaj, Sinaj, Mehmetaj, N.Hoxhaj, Vatnikaj, Kolgegaj). Trajner: O. Çuko.
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Sidibe, Useini, Pollozhani, Zhufo, Kamara, Bushiç. (U aktivizuan: Sali, Liccaj, Deliaj, Neziraj, Hoxhaj, Hyseni, Tushi, Tungara). Trajner: Shpëtim Duro
Kartonë të verdhë: P. Fejzaj / Neziraj

TË DËMTUARIT – Franc Veliu prej disa kohësh qëndron jashtë për shkak dëmtimi. Për të njëjtën arsye, pas dëmtimit në ndeshjen me Luftëtarin, nuk është aktivizuar as Emiljano Musta. Në tribunë ka qenë i pranishëm edhe braziliani Danilo Alvesh, i cili nuk ka luajtur për asnjë minutë. Dukej si një dënim për brazilianin pas deklaratave kundër trajnerit Duro, por nuk është kështu. Këtë e konfirmon vetë kreu i pankinës vlonjate pas përballjes me Bylisin. “Alvesh ka pasur një problem në kofshë dhe një ditë më parë në stërvitje nuk është aktivizuar, ndaj edhe sot në miqësore nuk ka luajtur. Nuk ka asgjë tjetër. Për Mustën dhe Danilo Alveshin do të shohim ditën e hënë se si do të jetë gjendja e tyre dhe më pas do të presim se si do të shkojë deri në ditën e ndeshjes”, deklaron trajneri Duro, që më pas shkurtimisht për miqësoren deklaron: “Ishte një miqësore që na ka vlejtur në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Vllazninë. I kemi aktivizuar të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion, duke kërkuar të shohim gjendjen e gjithsecilit. Vllaznia? Është akoma shpejt për të folur për takimin në Shkodër. Pas ditës së diel, kur skuadra do të qëndrojë pushim, do të rifillojmë sërish përgatitjet ditën e hënë. Pastaj mund të flasim për Vllazninë, kur t’i vijë koha”.
Veliu shqetëson vlonjatët 
Franc Veliu rrezikon të vijojë të qëndrojë edhe gati një muaj jashtë fushave të blerta. Pas dëmtimit të pësuar në fund të fazës përgatitore, mesfushorit iu desh një kohë relativisht e gjatë për të kryer rikuperimin, ndërsa prej disa ditësh ka nisur edhe vrapimet në fushë, por në stërvitje nuk është bashkuar me grupin. Rikthimi i lojtarit në fushat e blerta mbetet ende i pakonfirmuar, por mësohet se  Veliu mund të vijojë të mungojë ende, ndoshta edhe për rreth një mua

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *