Flamurtari për t’u përgëzuar, politikë e “goditur” për të afruar tifozët

Pas një nisje të mirë, Flamurtari bëri disa hapa të gabuar dhe tani e sheh vendin e parë 6 pikë larg. Gjithsesi, besimi tek kuqezinjtë është i  madh se këtë edicion do të pozicionohen në gjysmën e sipërme të klasifikimit, edhe pse dihet se mes skuadrave ka shumë pak diferenca dhe çdo kundërshtar mund të të hapë punë.

Administratori Sinan Idrizi gjithnjë e më shumë bën thirrje për qytetari në shkallët e stadiumit dhe sa më shumë korrektësi. Nuk kanë qenë të paktat raste ku ndonjë tribunë ka qenë e rezervuar vetëm për fëmijët, por një prej politikave më të mira duket ajo për të nxitur femrat të frekuentojnë stadiumet.

Klubi ka publikuar listën e çmimeve për sfidën e radhës me Tiranën, por ajo që bie në sy është se në të gjithë sektorët femrat do të kenë komoditetin të futen pa bileta. Të gjithë kërkojmë sa më shumë tifozë në stadium, por ndonjëherë duhen gjetur dhe mënyrat e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *