Flamurtari “nuk futet në fushë” në transfertë, Vllaznia është në vend të parë

Superiorja ka përfunduar 14 javët e para të kampionatit dhe deri tani Partizani vazhdon të ruajë kryesimin në kampionat. Ndërkohë Flamurtari e sheh ende veten në fund të tabelës me vetëm 5 pikë në total dhe pa shijen e fitores për këtë sezon.

Por gjërat përkeqësohen për vlonjatët kur u duhet të udhëtojnë në trannsfertë, teksa nuk numërohet asnjë pikë për ta në ndeshjet jashtë shtëpie për këtë sezon. Çudia ndodh me Vllazninë, që është treguar më e fortë në transfertë, madje ka arritur të marrë më tepër pikë se çdo ekip tjetër i Superiores në ndeshjet jashtë fushe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *