Flamurtari nis punën të premten, Daja shkon me përforcime

0

 

E premtja është dita kur Ilir Daja do të marrë “de juro” drejtimin e Flamurtarit, edhe pse “de facto” trajneri ka formalizuar marrëveshjen dhe ka nisur punën në merkato prej javësh.

Klubi vlonjat njoftoi se ekipi do të zbresë në stërvitje më datë 13 korrik, në orën 17:00 në ambientet e stadiumit Flamurtari. Aty Daja do të nisë zyrtarisht punën me ekipin e sezonit të ri.

Me interes pritet të mësohet edhe se cilët do të jenë futbollistët që do të zbresin në fushë. Përpos emrave si Bushiç, Pollozhani, Musta, Useini apo Siljanovski që rinovuan kontratat, apo Idriz Batha që me marrëveshjen e firmosur u bë blerja e parë e verës.

Vëmendja është te “blloku i Skënderbeut” i përfolur se do të ndjekë trajnerin Daja. Nga Tefik Osmani e Gjergji Muzaka, për të vijuar me emra si Marko Radas dhe Gledi Mici. E premtja pritet të zbulojë shumë rreth Flamurtarit që synon të jetë pretendent për titullin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.