Flamurtari ngre Superkupën e 12-të

0

Flamurtari mbetet skuadra mbretëreshë e basketbollit shqiptar, sepse si çdo vit nuk ndalet së fituari trofe.

Dje skuadra e drejtuar nga Viron Toska fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke mposhtur në Tiranë Goga Basket, me rezultatin 73-69.

Është superkupa numër 12 për klubin vlonjat, dominues absolut i basketbollit në dekadat e fundit. Impresionues është fakti se në 13 edicionet e fundit të Superkupës Flamurtari ka triumfuar 11 herë.

Goga Basket, me 4 të huaja në formacion, e nisi mirë, por Flamurtari pak nga pak e shtoi ritmin, duke balancuar lojën, që vazhdoi me përmbysje nga të dy krahët.

Perioda e tretë ishte e Flamurtarit, që kaloi në avantazh dhe aty nuk u ndal më, duke kryesuar deri në fund.

Paraqitje mjaft e mirë e vajzave kuqezi, duke përfshirë dy të huajat Mitov e Nikpaljeviç, 40 pikë së bashku, ndaj pas ndeshjes trajneri Viron Toska ishte i bindur se tashmë edhe titulli kampion do të shkojë në Vlorë.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

FLAMURTARI – GOGA BASKET      73-69

(12-11, 11-18, 30-21, 20-19)

FLAMURTARI: Myrto, Zykaj, Mitov, Nikpaljeviç, Plasa/ Çorto, Palko

GOGA BASKET: Gardner,Qypi, Alagiç, MekRoi, Uillson/ Lala, Mehmeti, L.Omerbashiç, S.Omerbashiç

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image