Flamurtari, në udhëkryqin e sezonit

0

Fatet e një sezoni në një ndeshje të vetme. Takimi i kthimit në kupën e Shqipërisë përballë Besëlidhjes luan shumë  për fatet e Flamurtarit të këtij sezoni. Një ndeshje që vendos shumë për ecurinë e skuadrës vlonjate, jo vetëm në kupë, por edhe në kampionat. Një kualifikim ndaj Besëlidhjes,do të përcaktonte shumë për ecurinë e skuadrës vlonjate, dhe objektivat e këtij sezoni, ndërsa një humbje do të ndikonte psikologjikisht shumë, por jo vetëm kaq. Një humbje në Lezhë do të vendoste edhe për vazhdimësinë e stafit teknik, por edhe drejtueseve të tjerë të Flamurtarit, ultimatum ky i vendosur edhe nga vetë administrator i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Ndaj ndeshja në Lezhë nuk luan thjesht një kualifikim të mundshëm drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni, por mbi  të gjitha për vazhdimësinë e qetë në klubin vlonjat dhe natyrisht do të evitonte një furtunë të mundshme tek Flamurtari. Vlonjatët luajnë fatet e vetvetes përballë Besëlidhjes, luajnë objektivat e gjithë sezonit dhe askush në Vlorë nuk e mendon një tjetër disfatë, e cila do të ishte e pafalshme nga kreu i klubit vlonjat, i cili pret reagim të fortë nga i gjithë klubi dhe jo vetëm skuadra në fushën e lojës. Besëlidhja vendos fatet e Flamurtarit.

FORMACIONI

Flamurtari pritet me ndryshime në formacion, referuar takimit të fundit në Shkodër. Pritet që Halili të rikthehet titullar në vend të Frashërit, ndërsa në mbrojtje edhe braziliani  Mauricio Leal të luajë për herë të parë për ngjyrat e skuadrës vlonjate. Edhe Neziraj pritet ta nisë nga fillimi, pasi në Shkodër është aktivizuar duke startuar nga stoli. Priten ndryshime edhe në  rreshtimin e skuadrës, megjithatë gjithçka do të vendoset vetëm para takimit. Pritet megjithatë një Flamurtar më sulmues, duke parë se vlonjatët nuk kanë se cfarë të humbasin në Lezhë.

Flamurtari: Halili, Veliu, Jakovljevic, Mauricio Leal, Hyseni, Telushi, Neziraj, Shehaj, Fazlliu, Bushiç, Alvesh

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image