Flamurtari ndryshon lojën dhe vuan rezultatet, Birçe: Presidenti vendos trajnerin, e mirëpres dikë tjetër

Flamurtari është duke vuajtur një situatë që nuk e meriton aspak për vetë historinë që ka si klub në futbollin shqiptar. Por pas 11 javëve, vlonjatët kanë grumbulluar vetëm 3 pikë në tabelë dhe nuk e kanë shijuar ende fitoren e parë.

Me ardhjen e Luan Birçes në krye, të paktën loja ka ndryshuar tek ekipi dhe ka më shumë shpresa, pavarësisht se rezultatet kanë munguar. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Partizanit dhe kalendari i vendos gjithmonë në vështirësi. Në intervistën e publikuar nga “Ora Neës”, Luan Birçe është shprehur se e mirëpret çdo trajner të ri që mund të vijë për të drejtuar Flamurtarin.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, meriton diçka më tepër, ndoshta edhe fitoren. Megjithatë, kështu e ka futbolli, po nuk shfrytëzove rastet nuk mund të marrësh dot pikët që mendon se të takojnë”.

Nëse do të vazhdoj do të punoj me të njëjtën përkushtim. Nuk e di është presidenti ai që e vendos për rolin e trajnerit. Edhe nëse do të vij një tjetër në të ardhmen do ta mirëpres

Ne të gjitha ndeshjet i konsiderojmë njësoj aq më tepër kundër kampionëve në fuqi. Përballë kryesuesve, ndeshja merr një tjetër kuptim, nota maksimale në kuptimin e vlerësimit. Me ato djem që kam në dispozicion do të japim maksimumin”, ka thënë Birçe. /Sport Ekspres/