Flamurtar “i zverdhur” para Kukësit, sa shumë rrezikojnë!

Flamurtari do të ndeshet këtë javë me Kukësin, në një ndeshje që parashikohet të jetë mjaft e vështirë, pasi verilindorët kanë pretendime madhore dhe nuk u lejohen më gabime. Skuadra e Dajës nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 me Teutën, por në fushë ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se lojtarët kuqezinj morën një “tufë” me kartonë, në pak minuta në pjesën e dytë.

Ndaj verilindorëve do të mungojë Emiliano Musta, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve. Megjithatë, vlonjatët duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi plot 4 futbollistë rrezikojnë që të mungojnë në ndeshjen e javës së 12-të nëse ndëshkohen në përballjen e kësja të premteje.

Torasa, Batha, Deliaj dhe Pollozhani kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me Kukësin do të humbasin sfidën me Luftëtarin në shtëpi. Flamurtari jo vetëm që duhet të mendojë të jetë agresiv ndaj Kukësit, nëse do maksimumin e pikëve, por duhet të jetë i kujdesshëm nëse nuk do që të shkojë me “gjysmë ekipi” në takimin pasues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *